Kurteshi: Gjendja në arsim është e rëndë për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe ndërhyrjeve politike

Ismail Kurteshi: Hashim Thaçi nuk mund të thotë herë ka vija të kuqe me Serbinë e herë nuk ka, Kuvendi ta shkarkojë atë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se çdo gjë që del nga Kuvendi i Kosovës është e pakontestueshme. “Bisedimet që po bëhen janë tepër të dëmshme. Kuvendi duhet të ulet dhe të caktojë platformën, kufizimet dhe vijat e kuqe“, ka deklaruar ai në TV Dukagjini. Kurteshi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryetarit Thaçi, duke kërkuar madje edhe shkarkimin e tij. “Presidenti nuk mund të thotë herë ka vija të kuqe herë nuk ka. Vetëm për deklaratën që ai e ka thënë se “duhet t’i hiqen vijat e kuqe Serbisë”, Kuvendi duhet të fillojë procesin për shkarkimin e tij”, ka theksuar më tej ai.

Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se shumë gjëra nuk është dashur të bëhen deri tani në bisedimet me Serbinë. Sipas tij, ka pasur shumë vija të kuqe, që janë vënë në raport me Serbinë, janë shkelur nga delegacioni i Kosovës. “Rregullimi i brendshëm i Kosovës nuk është dashur të futet në negociata. Kosova në ato bisedime ka shkuar si shtet i pavarur, por delegacioni i Kosovës është sjell sikur Kosova të ishte krahinë e Serbisë”. Ai ndër të tjera ka thënë se në bisedime kurrë nuk është përmendur pozita e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …