Ismet Hamiti: Kodi telefonik +383 po përdoret vetëm për ta fshehur të vërtetën për kodin shtetëror

Ismet Hamiti: Kodi telefonik +383 po përdoret vetëm për ta fshehur të vërtetën për kodin shtetëror

Eksperti i çështjeve të telekomunikacionit, Ismet Hamiti, ka shprehur bindjen se me marrëveshjen e arritur në Bruksel fillimisht në vitin 2013 dhe përfundimisht të miratuar në Bruksel, telekomit serb po i lejohet zgjerimi në Kosovë, derisa ka thënë se kodi telefonik +383 po përdoret vetëm për të fshehur këtë të vërtetë Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që Republikës së Kosovës i është ndarë “kodi shtetëror” i telefonisë. Për ta marrë kodin e vet, Kosova duhet të aplikojë në ITU, siç e përcakton kushtetuta e ITU dhe ashtu siç vepron çdo shtet i këtij planeti, gjë që autoritetet kompetente të Kosovës asnjëherë nuk kanë bërë. Në vend të kësaj ato kanë zgjedhur të bëjnë akrobacione përmes BE-së, Austrisë, për të fshehur pajtimin e tyre që telekomi serb të zgjerohet në Kosovë dhe që telekomi i Kosovës të bëhet pjesë e sistemit te telekomunikacionit serb”, ka thënë Hamiti.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …