Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Ismet Kryeziu ka reaguar pas deklaratave të Vetëvendosjes, e cila i  bërë thirrje anëtarësisë që t’i shmangin mediat dhe debatet televizive

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar pas deklaratave nga anëarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin mediat dhe debatet televizive. Në shoqëritë demokratike, informacioni është një mjet shumë i fuqishëm për qytetarët, duke i mundësuar atyre të bëhen pjesë aktive në proceset vendimmarrëse. Me informacionin e lirë, ata mund të votojnë dhe të bëjnë zgjedhje të bazuara në fakte dhe argumente, si qytetarë të informuar. Thirrja që qytetarët të shmangin mediat dhe debatet televizive është një kontradiktë e theksuar me thelbin e demokracisë. Për më tepër mund të shihet si një tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë, që është thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe aktive, ka nënvizuar,  Ismet Kryeziu

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …