Isuf Ismaili

Isuf Ismaili: Gjuha shqipe pasuri e krenari shqiptare

Rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe është jo vetëm e madhe, por e domosdoshme për të gjithë shqiptarët, kudo që jemi, sepse jo vetëm pasurohemi me dijet dhe shprehjet e bukurisë së gjuhës shqipe, por edhe e lartësojmë nivelin kulturor e njëkohësisht i mbrojmë dhe i forcojmë rrënjët e krenarinë e qenësisë shqiptare.

Mësimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e mërguar merr një rëndësi edhe më të madhe, sepse në vende të huaja gjithmonë ka rreziqe për t’u harruar kultura e gjuha e mërgimtarëve. Prandaj mësimi i gjuhës shqipe është mbrojtja më e mirë  e zanafillës shqiptare.

Të vetëdijshëm për këtë mësimdhënësit e bashkatdhetarët tanë të udhëhequr nga prof. dr. Vaxhid Sejdiu po bëjnë punë dhe veprimtari të lavdërueshme kulturore e atdhetare, prandaj edhe organizimi i shoqatës “Shkolla Shqipe” në Zvicër ka gjithnjë e më shumë suksese.

Kështu “Shkolla Shqipe” në Zvicër, hap edhe një shkollë të re në Shattdorf, të Kantonit të Urit.

 

Në vijim të punës për masivizimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, “Shkolla Shqipe” hap rishtazi një shkollë të re të mësimit të gjuhës, kulturës e historisë shqiptare. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet çdo të mërkurë, nga ora 13:30-15:15 në Schattdorf, Shkolla Gräwimatt (Schulanlagen Gräwimatt), Klasa nr. 120

Thirrja jonë “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim.

Në këtë pikë shkollore, me fëmijët shqiptarë, punon mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Arbëresha Ziberi.

Adresa kontaktuese për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë t`i regjistrojnë fëmijët e tyre është:   Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel.  076 321 26 94

E-Mail: [email protected]

 

Shkolla shqipe – Zvicër

Sektori për informim

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përgëzon mësuesit e “Shkollës Shqipe” për përpjekjet e tyre të pakursyera për masivizimin e gjuhës shqipe dhe i uron mësuese Arbërsha Ziberi dhe nxënësve të saj suksese në këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Ambasada e Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë prindërve dhe fëmijëve të moshës shkollore të bashkohen në këtë përpjekje për të ruajtur e promovuar gjuhën, kulturën, traditat e historinë Atdhetare.

Mbledhje e marrëveshje për punë e veprimtari arsimore

Para disa ditësh, mësimdhënësit e veprimtarët e shoqatës: “Shkolla Shqipe” në Zvicër u mblodhën në një takim on line për të diskutuar rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në kushtet e reja, pas vendimit të qeverisë zvicerane në lidhje me mësimin tashmë në klasë pas 15 marsit të këtij viti. Kjo mbledhje nuk quhet rutinë, pasi çdo herë kur mblidhemi kemi dhe shtim të numrit të mësueseve të rinj, të cilët japin kontributin e tyre pranë kësaj shoqate. Kjo vjen si rrjedhojë e shtimit të pikave shkollore pothuajse në të gjitha kantonet e Zvicrës. Ata janë mësues shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Kosovës e Maqedonia e Veriut. Po kështu  edhe nxënësit që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe janë po nga këto treva. Deri më tani janë hapur 46 pika shkollore, ku marrin pjesë rreth 700 nxënës. Pika të tjera shkollore janë në procesin përfundimtar  drejt hapjes. Në mbledhje u diskutua për çështjet e ndryshme organizative, të funksionimit të pikave shkollore, shpërndarjen e librave, përgatitjen e aktiviteteve të planifikuara, shumë prej të cilave, për arsye të pandemisë u mënjanuan. Regjistrimi i mësueseve të diasporës nga A.S.C.A.P , i cili ka nisur në tetor të vitit 2019, ishte një nga temat që u diskutuan, pasi një numër i madh i mësueseve , që kanë ardhur kohët e fundit, nuk ishin të informuar rreth këtij procesi. Në mbledhje u theksua dhe roli i bashkëpunimit mes këshillave prindërorë me mësuesit e pikave shkollore përkatëse. Në sajë të këtij bashkëpunimi numri i pikave të reja shkollore ka pasur një rritje të ndjeshme, prandaj vazhdon të jetë synimi kryesor i Shkollës Shqipe  në Zvicër. Mbështetja kryesore në mbarëvajtjen e Shkollës Shqipe  në Zvicër na vjen nga Ambasada e RSH-së, si mbartës zyrtar i mësimit të gjuhës shqipe në Kantonin e Zyrihut. Kontaktet e vazhdueshme dhe bashkëpunimi i ngushtë janë pjesë e padiskutueshme e sukseseve të arritura. Nga ana tjetër, Drejtoria Arsimore e Kantonit të Zyrihut, në bashkëpunim me Universitetin Pedagogjik të Zyrihut zhvillojnë sistematikisht seminare trajnimi për mësuesit e gjuhës amtare të të gjitha kombësive, në të cilat marrin pjesë dhe mësues te Shkollës Shqipe në Zvicër. Gjithashtu kjo shoqatë ka përfaqësuesen e vet në Shoqatën e Mësueseve pranë Drejtorisë Arsimore të Kantonit të Zyrihut.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës Vaxhid  Sejdiu( kordinator), Mimoza Dako, Nora Macula, Qefsere Sejdiu, Teuta Idrizi Myrta ,Albulena Isufi, Ardian Shaqiri, Isuf Ismaili, Boralda Kuçi, Feride Licolli, Shkëlzime Kurtaj, Lendita Kokollari, Liljana Doda, Ibadete dhe Nehat Bulica, Nazmije Kamberi, Jonida Bërdëllima , por për arsye të ndryshme munguan mësueset Renata Balliu Dauti, Jona Xhemajli dhe Arbëresha Ziberi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz TAFILAJ: Takimi i Madh i Prishtinës, 2024

Këtë javë u mbajt “Takimi i Madh i Prishtinës”, nën organizimin  e “Gazeta e Alpeve”, …