Maqedonia do të votojë në fund të shtatorit për pranimin e Kosovës në Interpol, tha Ivan Stoilkoviç, deputet në parlamentin e Maqedonisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në një intervistë për “Vecernje novosti”, transmeton “Zeri.info”. Nga Kuvendii maqedon, sqaroi ndër të tjera Stoilkoviç, nuk ka marrë përgjigje nëse Maqedonia do të votojë për pranimin e Kosovës në Interpol, “prandaj s’ka dyshim se e ky vend do ta votojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare”, u shpreh ai. “Kjo pas luftës diplomatike që zhvilluan mes Beogradit dhe Shkupit, sërish do të hapen tensione mes këtyre dy vendeve”, vlerësoi Stoilkoviç. Ndërkaq lidhur me dygjuhësinë në Maqedoni, Stoilkoviq shtoi se në seancën e radhës, së bashku me VMRO-DPMNE, do ta paraqesë amendamentin për status të njëjtë sikurse të shqipes ta kenë edhe serbishtja e turqishtja, ndonëse shanset janë të pakta. Po kështu, Stoilkoviq shfaqi brengën për kërkesën e shqiptarëve për rezolutën për spastrim etnik ndaj shqiptarëve prej vitit 1912-1956, që, sipas tij ka shumë gjasa të miratohet në një të ardhme të afërt
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …