Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Pozita e Serbisë në Kosovë është përforcuar, falë jostabilitetit dhe konflikteve të brendshme të shqiptarëve

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se pozita e Serbisë në Kosovë është përforcuar. Para nisjes për  në New York , ku merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Daçiq ka thënë se Lista Serbe me sjelljen konstruktive në Kuvendin e Kosovës ka kontribuuar në përforcimin e pozitës së popullit serb. “Pozita jonë është përforcuar duke marrë para sysh se në konfliktet e brendshme, jostabilitetin dhe demonstratat, Lista Serbe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe kjo sjellje ka qenë në interesin tonë”, ka thënë Daçiq për mediet në Serbi, i cili edhe kësaj radhe ka akuzuar autoritetet e Kosovës për mos zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, pavarësisht se Serbia deri tani nuk ka realizuar gati asnjë pikë të marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …