Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Shqipëria as do t’i hapë, por as do t’i mbyllë kufijtë në rastin e vërshimit të refugjatëve nga Lindja e Mesme

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar  se Shqipëria as do t’i hapë, por as do t’i mbyllë kufijtë në rastin e një vërshimi  të refugjatëve nga Lindja e Mesme. Ai i bëri komentet në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në Uashington. Gjatë qëndrimit në SHBA, Bushati pati bisedime në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ishte i ftuar në disa diskutime, mes të tjerash në Institutin “Brookings” në Uashington. Ai foli për marrëdhëniet me SHBA, masat e Shqipërisë për të përballuar një valë të mundshme refugjatësh, ndikimin rus në Ballkan dhe çështje të tjera. Jam i gëzuar të konstatoj që ka një intensifikim të marrëdhënieve tona, edhe si pasojë e partneritetit strategjik që ekziston mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Natyrisht që diskutojmë për çështjet e sigurisë, për bashkëpunimin në frontin ndërkombëtar në disa prej operacioneve ku jemi së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për reformat e shtet-ndërtimit dhe shtet-konsolidimit demokratik në Shqipëri, sepse siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontributorët kryesorë të asaj çka është Shqipëria sot dhe të rrugëtimit tonë në familjen euroatlantike. Kemi një kalendar, i cili shpresojmë që do të vijojë të jetë i ngjeshur, ka thënë mes tjerash, Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …