Ivica Daçiq

Ivica Daçiq pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të kryetarëve

Ministri  i Jashtëm i Serbisë, ka deklaruar se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Bruksel,  të vazhdojë në nivel të kryetarëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe në Kosovë. “Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të jem i sinqertë, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd, raporton agjencia Beta. Më tutje, Daçiq ka theksuar se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjidhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …