Izetbegoviq: Daçiqi është nxënës të ish diktatorit serb të dënuar për krime lufte, Slobodan Milosheviq

Izetbegoviq: Daçiqi është nxënës të ish diktatorit serb të dënuar për krime lufte, Slobodan Milosheviq

Anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i  cili ditë më parë e kishte lidhur statusin e Republikës Serbe të Bosnjës me çështjen e Kosovës. “Ishte e nevojshme që të shpallim pavarësinë e Republikës serbe të Bosnjës në momentin kur edhe Kosova e bëri një gjë të tillë”, kishte thënë më herët Daçiq. E i ashpër u shfaq Izetbegoviq në përgjigjen ndaj Daçiq. Madje ai e quajti Daçiqin nxënës të ish diktatorit serb të dënuar për krime lufte, Slobodan Milosheviq. “Këto të dyja nuk mund të lidhen, në të vërtetë Daçiq, një student i Milloshveviqit, tenton që të hedhë paralele, mirëpo çështja e Bosnjës është e përfunduar”, ka thënë në Mostar Izetbegoviq, transmeton lajmi.net. Madje sipas tij, e njëjta e keqe i ka goditur nga politika e Millosheviqit edhe Kosovën edhe Bosnjën.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …