leoni

Izraeli sulmuan dy objektiva në Rripin e Gazës si si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave me flakë

Izraeli sulmoi dy objektiva në Rripin e Gazës si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave me flakë

Aeroplanët ushtarakë të Izraelit sulmuan dy objektiva në Rripin e Gazës më 7 gusht si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave me flakë nga ana e militantëve, një ditë më parë. Ushtria izraelite tha se sulmet kanë bllokuar një “kompleks ushtarak të Hamasit” dhe një vend për lëshimin e balonave. Më 6 gusht, një zonë bujqësore në Izrael, pranë Rripit të Gazës, u përfshi nga zjarri pasi militantët lëshuan balona me flakë. Nuk është raportuar për viktima. Lëshimet e balonave ndodhën pasi ushtria izraelite sulmoi Libanin si përgjigje ndaj sulmit me raketa nga Hezbollahu, një aleat i Hamasit. Izraeli dhe Hamasi arritën armëpushim më 21 maj pas një lufte 11 ditëshe. Që nga ajo kohë militantët palestinezë kanë lëshuar balona zjarri në territorin izraelit, duke shkaktuar zjarre.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …