Kryetari, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa, kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, si dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie u munduan për më shumë se një orë të gjenin një zgjidhje për mandatin e EULEX-it i cili përfundon sonte në mesnatë. Mirëpo, më të përfunduar takimi asnjëri prej tyre nuk ka folur për medie, por është bërë e ditur se diskutimet janë zhvilluar lidhur me çështja e kompetencave të EULEX-it, të cilat në bazë të ligjit të ri për këtë mision, parashihet të zvogëlohen, çështje të cilën BE-ja nuk e pranon. Bëhet fjalë për heqjen e kompetencës kryesore, inicimin e hetimeve të reja për korrupsion dhe krime lufte nga ana e EULEX-it pa pëlqimin e prokurorisë së shtetit, përjashto rastet të jashtëzakonshme, por të cilat nuk specifikohen. Kjo duket të mos i ketë pëlqyer Brukselit dhe shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogherini, e cila nuk ia ktheu letrën mbrapa presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me të cilën kërkonte zgjatjen e mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë edhe për 2 vite të tjera. Ndërkohë është bërë e ditur se BE-ja ka zyrtarizuar vazhdimin e misionit EULEX, pa kurrfarë konsultimi me autoritetet e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …