RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Jack Smith: Policia e Kosovës nuk ka dhënë garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith,  në një parashtresë të dërguar, në gjykatë, ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, për krerët e UÇK-së që po mbahen në burgun e Sheveningenit, në Hagë, të akuzuar gjoja për krime lufte,  duke konstatuar se Policia e Kosovës nuk ka dhënë sërish garanci të mjaftueshme për lirimin e krerëve të UÇK-së. “Garancitë e fundit të Policisë së Kosovës mbeten të pamjaftueshme dhe si të tilla nuk përbëjnë ndryshim të rrethanave”, ka thënë Smith në parashtresat e tij. Në dritën e rreziqeve të larta që ekzistojnë dhe rrethanave specifike të të akuzuarit, gjyqtari i procedurës paraprake duhet të përcaktojë se kushtet e propozuara janë të pamjaftueshme për të justifikuar lirimin dhe, por  edhe sikur të ishin, Kosova nuk dëshiron dhe nuk është në gjendje  t’i zbatojë ato”, ka thënë kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Kohë më parë zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kishin vizuar disa nga të arrestuarit nga radhët e krerëve të UÇK-së dhe ishin zotuar se institucionet e Kosovës do të interesohen për fatin e tyre, por nuk kanë shprehur gatishmërinë e policisë për të ofruar garanci të mjaftueshme, në lirimin e tyre me kusht, ose në arrest shtëpiak, derisa të kryhet gjykimi në Gjykatën Speciale. Mu për këtë mos interesim dhe mos-gatishmëri, të arrestuarit, Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk kanë pranuar të takoheshin dhe të bisedonin  me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë, në Hagë.

Qeveria aktuale e Kosovë dhe kryeqeveritari, Albin Kurti, shprehen se vetë Thaçi e ka pranuar Gjykatën Speciale, dhe pikërisht për këtë ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë garanci nga Qeveria apo nga policia.

Ka kaluar një vit qyshkur katër krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi  po mbahen në burg, edhe pse kryetarja  e Gjykatës, bullgarja Trendafilova kishte deklaruar se nuk do të lejojë që ata të mbahen në arrest më shumë se një vit, nëse Prokuroria nuk do të ishte e gatshme të  ofron lëndë të mjaftueshme penale për fillimin e Gjykimit. Tani kjo drejtuese e Gjykatës Speciale, hesht, Qeveria e Kosovës nuk ofron garanci, ndërsa avokatët e të akuzuarve me fakte e dëshmi kanë provuar se Gjykata është politike dhe nuk ka lëndë të mjaftueshme e të dokumentuar penale, për gjykimin e kreut të luftës së UÇK-së. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …