Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Disa harta e një draft-marrëveshje me disa pika po qarkullojnë në portale dhe rrjete sociale

Për hartën (hartat) më se mire, mendimin e tij e ka shprehur politikologu ynë i njohur, Bardhyl Mahmuti, i cili thotë: “Prezantimi i hartës është bërë me mjeshtri që të krijohet iluzioni se në këtë shkëmbim territoresh gjoja Kosova fiton më shumë se sa Serbia! Këtu kemi të bëjmë me një manipulim perfid në funksion të krijimit të një klime të favorshme për t’i dhënë territoret e Kosovës Serbisë dhe për të “marrë” territoret që padrejtësisht janë ndarë prej saj.”

Sigurisht, jo vetëm hartat janë mashtrim, mashtrim është edhe teksti që i përcjell hartat dhe ku krijohet përshtypja se Serbia po hupë territor dhe Kosova po fiton territor?! Prandaj kush është ai i marr që i beson kësaj përralle? Jo, 1001 herë jo, kjo marrëveshje nuk është duke u bërë për ta bërë më të madhe Kosovën, por për ta kënaqur Serbinë. Por, mos të flasim as për ketë, por të flasim si i kemi punët ne mes veti? Këtu e shoh unë problemin kryesor.

SI PO NA GJENË KJO MARRËVESHJE?

Kushdo që gjatë muajve të fundit e veçmas ditëve të fundit i ka përcjellë me vëmendje zhvillimet politike e sidomos debatet politike në mes partive politike në përgjithësi, por edhe ato në mes koalicionit qeverisës e partive opozitare në veçanti, nuk ka si mos të jenë të zhgënjyer. Të zhgënjyer jo vetëm për nivelin kulturor të debatit, përmbajtjen dhe kulturën e komunikimit për çdo çështje. Zhgënjimi më i madh është se edhe për çështjen më vitale të interesit kombëtar, nuk kemi ndonjë kulturë e përgjegjësi komunikimi me seriozitet. Nuk kemi përgjegjësi as për marrëveshjen politike me Serbinë e disponuar shumë armiqësisht ndaj vendit tonë e kombit përgjithësisht, por nuk jemi duke menduar për sigurinë në nivelin gjithëkombëtar.

Në situata të tilla, kur priten kthesa të mëdha që mund të përcillen me rreziqe të shumtë, përgjegjësit e institucioneve të shteteve tona do të duhej të arrinin unitetin e mendimit dhe të veprimit. Po, cila është gjendja reale në këto çështje të mëdha? Gjendja është, ashtu si do ta dëshironin armiqtë tanë! Jemi krejt të çakorduar. A të gjithë e dimë se as çiftelia që i ka vetëm dy tela pa e akorduar, këngëtari nuk mund të këndoj.

Atëherë  çka duhet bërë?

Kështu si jemi, është si të shkosh në mal pa sopatë, mbase edhe më keq. Ne një situatë të çoroditur politike brenda vendit e kombit ( e kam parasysh gjendjen në Kosovë e në Shqipëri), dialogun me Serbinë duhet lenë për kohë më të mira.

Së pari, duhet ta normalizojmë komunikimin brenda për brenda koalicionit parazgjedhor, i cili lenë për të dëshiruar shumë;

Se dyti, duhet ta sjellim në kufirin normal komunikimin në mes partive të koalicionit qeverisës me ato opozitare, i cili është krejt i zymtë, dhe

Se treti, duhet ta formësojmë dialogun në nivelin gjithëkombëtar sa herë që është në pyetje siguria e gjithë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Për ketë çështje nuk kujdeset askush?!

Kur ta arrijmë komunikimin normal e të përgjegjshëm brenda kombit, atëherë mund të themi se jemi të gatshëm të zhvillojmë dialogun për marrëveshje finale me Serbinë e cila pa dyshim është kundërshtari ynë dy shekullor, se paku që nga koha e Garashaninit (1844).

Krejt në fund. Dialogun nuk guxojmë t’ia varim në qafë e as t’i besojmë asnjë individi, ma cilido qoftë ai. Sa herë që për çështjet tona madhore, kanë vendosur individët, fati tragjik për kombit ka vazhduar. Mos të lejojmë të na përsëritur e ditura paraprakisht!

Kështu do të duhej të ishte, sa jemi është diçka tjetër!

Mos të mbjellim iluzione ne njisha e me njisha të  çakorduar!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …