Bisedimet Kosovë - Serbi

Jakup Krasniqi, Ismajl Kurteshi dhe Time Kadrijaj këkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i kanë bërë thirrje qeverisë që urgjentisht t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë. Ata kanë thënë për mediet se ndërtimi i murit në veri është alarmi i fundit për reflektim të shtetit të Kosovës kundër dialogut të Brukselit. Sipas këtyre tre përfaqësuesve  të opozitës procesi i dialogut të Brukselit, në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i papërgatitur, jo transparent, i korruptuar dhe i komprometuar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen: SHBA-ja është partnere e rëndësishme, por marrëveshjet duhet t’i zbatojnë Kosova dhe Serbia

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten …