Krasniqi

Jakup Krasniqi: Përfaqësuesit popullit e qeveritarët duhet t’ iu përmbahen konstatimeve të Rezolutës së Kuvendit

KUVENDI I KOSOVËS pas miratimit të Rezolutës për krimet e gjenocidit serb në Kosovë, i obligon të gjithë politikanët e veshur me pushtet, të gjitha ata që i referohen kësaj teme, duhet t’ju përmbahen termave që i ka përkufizuar kjo Rezolutë. Prej sot, termat zyrtar në përdorim janë: Krime të Gjenocidit.

Termat e tjerë, si masakër, zhdukje, shfarosje, nuk e mbulojnë atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit për cka ka intervenuar komuniteti ndërkombëtar. Prandaj, Serbia në Kosovë ka ushtruar: Krime të Gjenocidit me qellim të shuarjes së pjesërishme ose të tërësishme të një kombi, grupi etnik, fetar a racor.

Sidomos përfaqësuesit e zgjedhur, zyrtarët e lartë të Qeverisë e të shtetit, duhet t’i mësojnë përmendesh, sidomos konstatimet që gjenden në faqen e gjashtë të Rezolutës.

Në vazhdim janë konstatimet që sjell Rezoluta:

Konstaton se:

– vrasjet e fëmijëve, e grave, e të moshuarve, e personave civilë në përgjithësi, kryesisht shqiptarë, gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë përbën krim të gjenocidit në kuptimin e përkufizimit të gjenocidit në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit;

– dëbimi i shqiptarëve dhe spastrimi etnik i Kosovës përbën krim të gjenocidit dhe shkelje të rëndë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit;

– zhdukja me forcë e civilëve shqiptarë përbën krim kundër njerëzimit dhe shkelje të rëndë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e personave nga zhdukja me forcë; – dhuna seksuale në konfliktet e armatosura, pra luftë, përbën krim të gjenocidit në kuptimin si përkufizohet gjenocidi me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit;

– pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk është bërë asnjë dënim politik i gjenocidit të dëshmuar të regjimit serb në Kosovë, derisa institucionet politike dhe të drejtësisë në Serbi vazhdojnë të mohojnë krimin e gjenocidit në Kosovë dhe, rrjedhimisht, refuzojnë riparimin e dëmeve të shkaktuara;

– pranimi i krimit të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë përbën një akt thellësisht humanitar, që lehtëson përballimin e dhembjes për të mbijetuarit e gjenocidit dhe nderon kujtimin e viktimave të gjenocidit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …