Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Sulmeve të jashtme t’iu përgjigjemi me mobilizim të brendshëm

Duhet të jemi të vetëdijshëm, Kosova e pavarur sovrane e demokratike i ka armiqtë e saj, qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë të tërthortë, për faktin se shtetin e kemi bërë në shekullin XXI. Prandaj, ne, shqiptarët (apo politika jonë) nuk duhet të merremi me ta, pasi nuk na janë të panjohur.

Problemet tona më shumë janë të brendshme dhe nëse ka deklarime të jashtme të pafavorshme deri në armiqësi, burimi i atyre deklaratave janë brenda vendit. Është padija e më shumë mosgatishmëria jonë për të organizuar, ndërtuar dhe përparuar shtetin si duhet dhe me njerëz të duhur.

Është mosgatishmëria jonë politike për të respektuar rendin dhe ligjin. Është lakmia e njerëzve tanë të luftës e të “paqes” për të përdorur pushtetin për interesa individuale e grupore.

Është grykësia e njerëzve tanë të luftës e të“paqes” për të grabitur pasurinë kombëtare e publike.

Është nepotizmi ynë për t’i vendosur në pozita të rëndësishme të shtetit njerëzit tanë të padijshëm e të dëgjueshëm.

Është gatishmëria e të parit të shtetit për t’i kapur të gjitha segmentet vitale të shtetit dhe për t’i bërë ato jofunksionale.

Është gatishmëria e njerëzve të vendosur pa ndonjë meritë në institucionet e sigurisë dhe pastaj gatishmëria e tyre për t’ju shitur dreqit e të birit, siç thuhet rëndom.

Është gatishmëria e njerëzve të politikës, ose të afërmeve të tyre, për t’u lidhur për interesa tregtie me kriminelët e Veriut dhe kriminelët e tjerë jashtë vendit, të cilët po të mundnin do ta zhbënin shtetin tonë.

Është mosgatishmëria jonë për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Ishte mosgatishmëria e kryeqeveritarëve të deritashëm për të mos krijuar hapësirë ligjore investitorëve të jashtëm e besa as atyre të brendshëm.

Është mosgatishmëria e deritashme e politikës për të ndërtuar një arsim të planifikuar për zhvillimin e vendit. Është mosgatishmëria e njerëzve të instaluar në shëndetësinë publike për të ndërtuar sistemin e duhur të shëndetit publik e për të mos i derdhur milionat jashtë shtetit.

Është mosgatishmëria e njerëzve që kanë qeverisur me vendin deri më tani për të ndërtuar një shoqëri të së drejtës sociale, përkundrazi, janë mbjellësit e mjerimit… Që njerëzve të mjerë t’ua blejnë votat!

Është gatishmëria e drejtuesve të institucioneve vitale të vendit për të shkelur ligjet në fuqi dhe Kushtetutën për interesa personale e në dëm të vendit. Prandaj nuk kemi pse të hyjmë në polemika me ata që njerëzit tanë ua mundësojnë ndërhyrjet e tyre në Kosovë, për interesa krejt personale të të parit të shtetit.

Që shtatë vjet bisedohet me Serbinë për punët tona të brendshme, pa asnjë kushtëzim të vetëm. Ndërsa Serbia më se një herë ka ushtruar gjenocid mbi popullin tonë! Edhe sot me ata që po bisedohet gju me gju dhe në distancë, shtetin tonë e quajnë: “terrorist e banditesk” dhe kush po e thotë? Po e thotë njeriu që para pak viteve deklaronte: “Për një serb të vrarë ne do t’i vrasim njëqind boshnjakë”, as për shqiptarët e kroatët nuk mendonte ndryshe. E dhimbjet njerëzore të shkaktuara nga politikat e gjenocidit serb, të paret e shtetit i kujtojnë vetëm në fb, por, jo atje ku duhet dhe është dashur.

Politika jonë, duhet ta ndërtojë pa hezituar shtetin e së drejtës, shtetin ku sundon rendi e ligji e jo Maliqi. Shtetin që investon për siguri e zhvillim e jo për krim e korrupsion. Nëse politika shqiptare, aty ku është e ulur në karrigen e pushtetit, punon pa hile për kombin e shtetin, për sigurinë kombëtare e progresin shoqëror, s’ka pse i dëgjon dërdëllitjet nga Beogradi dhe miqtë e tyre. Beogradi për gati 100 vjet nuk ka dashur të dëgjoi e të bisedoi, çka mund të presim tani nga krijesat e politikës që ka ushtruar gjenocid mbi popullin tonë?  Të gjitha vitet e bisedimeve të Brukselit po e konfirmojnë kotësinë e dialogut Kosovë – Serbi. Kërcënimeve te Serbisë, se “ketë muaj do ta bëjnë zajednicën”, duhet t’ju përgjigjemi meritueshëm. Ata le të krijojnë zajednica në Serbi. Për Kosovën vendosim ne dhe ne e kemi asociacionin e komunave, ai, statuti i tij, duhet të vlej edhe për komunat me shumicë serbe.

Kur politikanet tanë, përgjegjësit e politikës nacionale t’i kryejnë detyrat e tyre në shërbim të kombit e të shtetit, deklaratat e të tjerëve, ngado që do të vijnë, do të kenë efektin e “borës së parvjetme”!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …