Brickos

James O’Brien: Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët

James O’Brien: Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët

Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Shkup, ku janë mbledhur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar  se Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe. Kjo është hera e dytë që jam në dy muaj. Jam i nderuar që jam këtu, i kënaqur që po Maqedonia e Veriut është nikoqir. ShBA-ja ka qenë gjithmonë me Maqedoninë e Veriut, jemi krenar që jemi aleatë, që punojmë me këtë qeveri”, ka thënë O’Brien. O’Brien ka thënë se nëse bëhen reforma të caktuara, kompanitë dhe njerëzit do të kenë liri për të lëvizur për të punuar ku të duan. Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që ta zhvillojnë ekonominë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni që të kenë mundësi reale dhe mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …