Opozita e bashkura bën të ditur se në komunën e Gjinalit shumica e objekteve janë pa leje ndërtimi, ose ka edhe të tilla që kanë tejkaluar lejet. Sipas Riad Rashitit, këshilltar komunal nga PDK-ja, tërë këto ndërtime janë duke e ngufatur qytetin. Ndërsa Fehmi Sylejmani nga lëvizja “Vetëvendosje” thotë se këto ndërtime janë duke shkaktuar prishjen e planeve urbanistike dhe se për këtë askush nuk është duke dhënë përgjegjësi. Valon Shefkiu, drejtor i Urbanizmit, për disa ditë me radhë nuk ka dashur të flasë për këtë dukuri, duke kërkuar që të telefonohet të nesërmen. Javë më parë kanë filluar përgatitjet për tu përballur në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive për ndërprerjen e procesit të privatizimit të Postës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit
Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
