Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar. Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka deklaruar se, nëse seanca nuk mbahet, qytetarët do të mblidhen në sheshet e Prishtinës. “Në pamundësi me zhbë këtë shtet, Lëvizja VETËVENDOSJE! detyrohet me thirr seancën e radhës natën. Po që ja u merr mendja mos me thirr sot seancën, takimi i radhës, si opsion i vetëm është Sheshi”, ka shkruar Ymeri. Deklarata e saj vjen në kohën kur vendi vazhdon të përballet me bllokadën në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe me thirrje të vazhdueshme nga partitë politike për tejkalimin e ngërçit institucional.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
