Hamza i përgjigjet Kurtit: PDK mbetet në opozitë, konstituojeni Kuvendin

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur me letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas ftesës së këtij të fundit për bashkëpunim, duke ritheksuar se PDK-ja do ta ushtrojë rolin e saj në opozitë. Në letrën e tij, Hamza e falënderon Kurtin për ftesën, por thekson se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se i njëjti i është bërë i ditur edhe gjatë takimit të zhvilluar më 10 korrik. “Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, ka shkruar Hamza. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë që të veprojë në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të përmbyllë procesin e konstituimit të Kuvendit. “Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”, thuhet në letrën e Hamzës. Në përmbyllje, kreu i PDK-së ka theksuar se partia që ai drejton do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke respektuar përgjegjësitë e saj institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Albin, sa mirë po të sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar kryeministrin në detyrë, Albin …