PDK-ja nuk do të garojë në Skënderaj për zgjedhje lokale, pasi mbështet Bekim Hamzë Jasharin

Bekim Jashari: Përfaqësimi i femrave në komunë të kalojë 30 për qind

Gjatë fushatës së sotme, kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka zhvilluar takime me gratë e kësaj komune me të cilat ka biseduar për hallet, vështirësitë dhe synimet e tyre. Gjatë bisedës së zhvilluar ai theksoi se gruaja shqiptare në përgjithësi dhe gruaja drenicase në veçanti, ashtu siç diti me shekuj të rritë burra të pendës dhe luftës ashtu do të dijë të ndërtojë këtë vend. Bekim Jashari shtoi më tutje se do të punoj ngushte me gratë pasi zoti i ka falur si burrat ashtu edhe gratë të barabartë. Përfaqësimi i femrave në komunë të kalojë 30 për qind. Jashari tha se prioritet kryesor është arsimi. Ai po ashtu tha se do ta kompletojnë Spitalin e Skenderajt i cili u përurua këtë vit, me aparaturë adekuate që qytetarët mos të shkojnë në Mitrovicë apo Prishtinë për raste jo urgjente.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …