JAVA E NDIHMËS JURIDIKE FALAS 23-27 MAJ 2022 – MBROJ TË DREJTËN TËNDE

Në Deçan Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të USAID-JAK ka mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal: dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Deçanit dhe bashkëveprojnë me ZMNJF në Komunën e Deçanit. Tryezën e hapi znj. Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive dhe pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili u zotua se do te ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre te ZMNJF Deçan, e cila gjendet në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega Deçan. Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:

  • Promovimin e qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;

  • Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Deçanit;

  • Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis akterëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …