Burim Ramadani

Inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, është ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në cilësinë e dëshmitarit (!)

Inspektori i përgjithshëm i AKI-së,  Burim Ramadani, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e  dëshmitarit.  Në njoftimin e publikuar nga AKI-ja thuhet se:  Burim Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës.  Prokuroria, e cila ia ka huqur me të gjitha  aspektet,   kërkon nga ai  dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.  Burim Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje, pasi për kohën që flitet nuk ka ekzistuar fare AKI-ja, as ka qenë drejtoi i saj Burim Ramadani.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …