Blerand Stavileci

Blerand Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve, për uljen e çmimit të energjisë

 Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të zbatoj vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve kosovare, për lirimin e çmimit të energjisë. Stavileci ka thënë që sot ndajmë shqetësimin e përbashkët me të gjithë qytetarëve e Kosovës në lidhje me krizat e reja që po synon t’i shkaktojë pushteti aktual, nga njëra anë me mosdijen dhe moskompetencën e tij, dhe nga ana tjetër nëpërmjet pazareve dhe njerëzve të vet të instaluar nëpër ndërmarrjet publike. “Keqmenaxhimi i qeverisë po vazhdon. Nga dështimi në parandalimin e futjes së vendit nëpër kriza të njëpasnjëshme kjo qeveri me vetëdije të plotë dhe në mungesë të vizionit po rrëshqet në kriza të reja me fajin e vet, për shkak të të injorancës dhe arrogancës së vet, e fatkeqësisht, pandershëm, në llogari të qytetarëve të pafajshëm.  Fitorja e qytetarëve të vendit tonë në realizimin e dy të drejtave elementare të tyre, atë të sigurisë së furnizimit dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve, e cila u realizua me vendimin e gjykatave për mos-shtrenjtimin e rrymës, sot po rrezikohet pikërisht nga pushteti i cili ua shtrenjtoj rrymën në mënyrë të padrejtë, të paarsyeshme dhe të kundërligjshme.”, ka thënë Stavileci. Më tej, ai ka potencuar se ka një tendencë të hapur për shpërfillje të shtetit ligjor, sepse pushteti aktual është duke suspenduar sistemin ligjor të vendit me mosbindje dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, për kontratat njëburimore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa iu ka  përgjigjur deputetit të LVV-së, Adnan …