Kuvendi

Partitë opozitare kërkojnë që shkarkimi i bordit të ZRRE-së të rekomandohet nga Komisioni për Ekonomi, Industri e Tregti

Partitë opozitare në Kuvend, po presin që shkarkimi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të rekomandohet nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Deputetët e këtij komisioni zhvilluan takim “konsultativ” me anëtarët dhe kryesuesin e bordit të ZRRE-së. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se bordi i ZRRE-së e ka vënë  në lajthitje Kuvendin dhe institucionet e tjera. Po presim që  komisioni përkatës funksional, i cili besoj është ende në mbledhje të marrë vendim, pra t’i rekomandojë Kuvendit shkarkimin e këtij institucioni”, tha ai. Në rast se ky komision nuk e rekomandon shkarkimin e bordit të ZRRE-së, Gashi tha se do të përpiqemi ta arrijnë këtë në rrugë tjera. Ne presim që sot komisioni përkatës ta rekomandojë shkarkimin. Nëse nuk e rekomandon komisioni, atëherë do të shohim rrugë tjera”, tha ai. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri njoftoi se e kanë dorëzuar kallëzim penal kundër bordit të ZRRE-së. PDK-ja e cilëson vepër penale atë që ZRRE-ja dhe kryesuesi e bënë. Kemi marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale që një çështje e tillë është duke u trajtuar”, tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …