Kryetari Shehu mori pjesë në mbrëmjen e maturës së gjimnazit “Kuvendi i Junikut”

Me rastin e përfundimit me sukses të shkollës së mesme, në mbrëmjen e maturës së gjimnazit  “Kuvendi i Junikut” morën pjesë kryetari i Komunës Ruzhdi Shehu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Shepejtim Gacaferi, Drejtori i DAKRS Xhavit Velijaj si dhe Zëdhënësi i Komunës Arton Gaxherri. Kryetari Shehu ju drejtua Maturantëve me një fjalë rasti për t’ju uruar suksese dhe arritje të larta në të ardhmen: “Të nderuar maturant fillimisht ju përgëzoj për arritjet e deri-tanishme, si dhe ju uroj suksese në rrugëtimin e ri, për ju po fillon një fazë e re e jetës, ju presin përgjegjësi të reja, sfida të reja, urojë që ju të bëni zgjidhjet e duhura dhe të vazhdoni me hapa të sigurt dhe me vetëbesim. Jeni ju ata që do vendosni për të ardhmen e vendit tuaj, do jeni ju ata që do udhëheqni përpara me këtë vend, dhe jeni po ju ata në rolin e qytetarit atdhedashës e te zellshëm do të kujdesi për mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë. Po ashtu mësimdhënësve dua t’ju shpreh mirënjohje dhe falënderime për punën e palodhshme dhe për mundin për të nxjerrë në dritë një rini sa më të shëndoshë e të përgatitur për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …