Jean-Marie Le Pen thotë se Kosova në planin strategjik është shëndrruar në koloni amerikane

Jean-Marie Le Pen thotë se Kosova në planin strategjik është shëndrruar në koloni amerikane

Themeluesi dhe ish-lideri i partisë së djathtë ekstreme franceze Fronti Kombëtar, Jean-Marie Le Pen ka bërë kritika të reja në drejtim të Kosovës, duke deklaruar se Kosova në planin strategjik është shëndrruar në koloni amerikane dhe se SHBA atje kanë bazën ushtarake më të madhe në Evropë. “Kjo ua mundëson zyrtarëve nga Prishtina të bëhen të rëndësishëm. Andaj, do të shohim”, citohet të këtë deklaruar Le Pen. Ai shtoi se qëndron kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke pyetur se çfarë i nevojitet Prishtinës një ushtri e tillë duke “mos pasur kapacitete administruese për të”. Le Pen u shpreh se shqiptarët me ndihmën e perëndimor kanë dëbuar serbët nga Kosova. “Nëse Putin do të ishte në qeverisje të Rusisë në atë kohë, SHBA nuk do ta bombardonin Serbinë, e as Kosova nuk do të ishte e pavarur”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …