Jehona Lushaku-Sadriu: Plani evropian i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, ia fal Serbisë krimet që i ka kryer gjatë luftës

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, konsideron se plani evropian i cili është pranuar zyrtarisht nga kryeministri Albin Kurti, i fal Serbisë krimet që i ka kryer gjatë luftës. Historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkim-falje. Kjo marrëveshje ia fal krimet Serbisë, e harron gjenocidin. Për herë të parë në tavolinë nuk ka më viktimë. Asnjëherë krimet e luftës nuk vjetërsohen. Në ankth mbesin mbi 1600 familje që nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre, e mbi mijëra gra të dhunuara gjatë luftës që kurrë nuk gjetën drejtësi. Tash e 24 vjet, ankth. Nga jo negociata pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në pranimin e marrëveshjeje që nuk zbardh fatin e tyre!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …