Brickos

Jens

Jens Stoltenberg: NATO nuk duhet të lejojë që pushtimi rus i Ukrainës të kalojë në një luftë midis Aleancës e Rusisë

NATO nuk duhet të lejojë që pushtimi rus i Ukrainës të kalojë në një luftë midis aleancës dhe Moskës, tha Sekretari i Përgjithshëm i  NATO-s, Jens Stoltenberg, duke përjashtuar përsëri një zonë të ndaluar fluturimi. “Ne kemi përgjegjësinë për të parandaluar që ky konflikt të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës dhe të shndërrohet në një luftë të plotë midis Rusisë dhe NATO-s”, tha ai. Ai paralajmëroi se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë “me shumë gjasa do të çonte në një luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, duke shkaktuar “edhe më shumë vuajtje, edhe më shumë vdekje dhe shkatërrim”. Stoltenberg tha se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të thotë se NATO-ja do të duhet të heqë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore jo vetëm në Ukrainë, por edhe rreth Bjellorusisë dhe Rusisë. “Gjëja më e rëndësishme është që Presidenti Vladimir Putin duhet t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë.  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg vlerësoi përpjekjen e Turqisë për të lehtësuar bisedimet që u mbajtën  midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës,  në Antalia të Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …