Jetlir Zyberaj: Prioritetet e AKR-së janë rimëkëmbja ekonomike, përmbyllja e dialogut dhe përballja me Gjykatën Speciale

Jetlir Zyberaj: Prioritetet e AKR-së janë rimëkëmbja ekonomike, përmbyllja e dialogut dhe përballja me Gjykatën Speciale

Zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se ende nuk e kanë definuar nëse do të hyjnë në një koalicion parazgjedhor me ndonjë parti. Megjithatë, ai ka theksuar se kanë oferta nga një parti opozitare aktualisht për të lidhur një marrëveshje para zgjedhjeve. Zyberaj ka potencuar se AKR-ja në krye me Behxhet Pacollin kanë tri prioritete: rimëkëmbjen ekonomike, përmbylljen e procesit të dialogut dhe përballja me Gjykatën Speciale. Zyrtari i AKR-së shprehet i bindur se subjekti i tij gëzon mbështetje popullore dhe se për këtë do të kenë edhe një numër goxha më të madh deputetësh sesa që kanë aktualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …