Jo vetëm Sllovenia por edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi ndalojnë luftëtarë të UÇK-së

Qindra eprorë dhe ushtarë të UÇK-së ndalohen në pikëkalimet kufitare sipas urdhëresave të Serbisë. Dhe ç’ është për keqardhje të thell, edhe në kufirin e Kosovës me Shqipërinë janë ndaluar e ndalohen me orë të tëra rreth 200 shqiptarë, të cilët i kërkon Serbia për ekstradim. Shumë prej tyre janë dënuar në mungesë në gjyqet e  Serbisë dhe kërkohen për t’u arrestuar nga Interpoli,  sidomos nga Interpoli i Francës. Jo vetëm njëherë autoritetet e Shqipërisë në kufi kërkojnë nga të ndaluarit që të mos e publikojnë rastet e ndalimeve në medie, në mënyrë që të mos ndalohen herëve të tjera. Deri tani janë publikuar më shumë se 20 raste, ndërsa shumica e rasteve janë heshtur nga vetë të arrestuarit e ndaluar, për t’ ia “ruajtur fytyrën” shtetit shqiptar. Kufirin e kalojnë pa probleme disa nga krerët e luftës, të cilët i takojnë kreut politik të vendit. Ata nuk i ndalon askush.


 


Prej arrestimit të ish-shefit të Shtabit të UÇK-së, Agim Çeku, në Slloveni kanë kaluar shumë vite dhe Sllovenia ende shpreh  servilizmin dhe poltronizmin  kundrejt Beogradit dhe politikave fashiste serbe. Në këtë shtet, të cilin politika shqiptare e tejçmon si shtet mik janë arrestuar edhe Fatmir Limaj, Hashim Thaçi, tani Ramush Haradinaj dhe luftëtarë të lirisë, për të cilët nuk është interesuar askush. Tani, si pa të keq arrestohet edhe Ramush Haradinaj, edhe pse Gjykata e Hagës dy herë e ka shpallur të pafajshëm, por Serbia e kërkon me ligjet e veta dhe Sllovenia, shteti të cilin e kishte krijuar Serbia në vitin 1918, doemos se do t’i mbetet besnike origjinës, sidomos kur është në pyetje diskriminimi kundër shqiptarëve.   


 


Kufirin e Kosovës mes Shqipërisë e Maqedonisë, shumë nga ata që janë në listat  e zeza dukur  të Milosheviqit e sot të Vuçiqit e kalojnë ilegalisht, meqë ndalimi në pikëkalimin kufitar me Shqipërinë, në Morinë, do të thotë mbajtje në arrest për orë të tëra, derisa të merret vendimi nga Tirana. Jo vetëm njëherë autoritetet e Shqipërisë në kufi kërkojnë nga të ndaluarit që të mos e publikojnë rastin, në mënyrë që të mos ndalohen herëve të tjera. Deri tani janë publikuar më shumë se 20 raste, ndërsa shumica e rasteve janë heshtur nga vetë të arrestuarit më vonë të ndaluar, për t’ ia “ruajtur faqen” shtetit shqiptar.


 


Arrestimi i ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj në Slloveni, bëri që deputetët e Kuvendit të Kosovës ta kuptojnë se ligjet diskriminuese  antishqiptare të Serbisë, po i përfillin madje edhe shtetet mike të Kosovës, sikur konsiderohet banovina e dikurshme e ish-RSFJ, Sllovenia, mjerisht kështu veprojnë edhe Shqipëria  Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, të gjitha shtete që e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë.


Për këtë çështje nuk ka biseduar kurrë në Bruksel, Hashim Thaçi, i cili po kështu ndodhet në evidencë për arrest, por ai ka imunitetin e diplomatit të preferuar të BE-së, nuk ka biseduar  as zonja Editë, ministre e dialogut, e cila ndoshta edhe nuk ka njohuri për këtë çështje dhe  sa herë vjen nga Brukseli, pas bisedimeve me Serbinë, vazhdimisht shprehet optimiste se do ta largojë barrikadën, te Ura e Ibrit,  në veri.


 


Neglizhenca që Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca i kanë bërë kësaj çështjeje, tani po kthehet si bumerang dhe po del sheshit, se për hir të dialogut me Serbinë, për hir të Brukselit zyrtar, janë heshtur dhe do të heshtën këto probleme jetike të shumë luftëtarëve të lirisë, të cilët ndiqen me urdhër të Serbisë. Edhe pas lirimit të Ramush Haradinajt kjo çështje do të heshtet, sepse bosët e politikës si Xhavit Haliti e Company, edhe pse janë në listat e zeza të Serbisë, të paktën nuk i ndalon në kufi, shteti shqiptar i cili ka ndaluar dhe ndalon qindra të tjerë. Vetëm gjatë tre muajve të pushimeve verore, zyrtarët e kufirit tregohen më tolerantë dhe nuk i hapin shumë listat. Qeveria e Kosovës nuk ka në lista për arrest, asnjë kriminel serb, madje as të tillë, që hyjnë krejt lirshëm  në Kosovë me disa kilogramë trotil, as të tillë që kanë masakruar gra e fëmijë. Po të dëshironte të vinte në Kosovë vetë Shesheli, me leje të autoriteteve të vendit tonë edhe do të lejohej të hynte, ashtu sikur lejohet Vulini, Gjuriqi, Vuçiqi, Daçiqi dhe sa e sa iqër të tjerë.


 


Sapo të lirohet Ramush Haradinaj, mbase është keq të thuhet por edhe ai vetë do ta harrojë këtë ndalim, sepse do të marrë një siguri se nuk do të ndalohet herëve të tjera.  


 


Me dhjetëra herë kemi shkruar për këtë problem ekzistencial të disa luftëtarëve të lirisë, të cilët detyrohen ta kalojnë ilegalisht kufirin me Shqipërisë e Maqedoninë dhe askush, asnjëherë nuk është interesuar për ta. Dhe s’ kanë pse të interesohen për këto çështje të vogla derisa po bëhen gati për gjykimin djallëzor  të UÇK-së.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …