NATO-ja dhe Bashkimi Evropian uruan kryetarin e ri amerikan Joe Biden dhe nën-kryetarin Kamala Harris pas betimit zyrtar të tyre

Joe Biden: Në Bosnje nuk kishte luftë civile por një gjenocid i planifikuar, që ka ndodhur para syve të Evropës

Ish-nënkryetari amerikan, Joe Biden tha se të gjithë njerëzit në Bosnjë dhe Hercegovinë duhet të vazhdojnë për të luftuar për të ardhmen, pasi kanë mbijetuar gjenocidin. Të gjithë duhet ta dinë këtë histori. Ju keni dhënë  shumë sakrifica për një qëllim, ka thënë Biden, gjatë  një ceremonie në Uashington, ku Këshilli i Bosnjës dhe Hercegovinës atij i dha një shpërblim jetësor. Këshilli për Bosnjë dhe Hercegovinë është një organizatë e pavarur jofitimprurëse, dedikuar për avancimin e interesave të boshnjakëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punon për t’i përmirësuar marrëdhëniet mes Amerikës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Këshilli udhëhiqet nga Mirzet Haxhikadiq. Biden tha në fjalimin e tij  se në Bosnje  dhe Hercegovinë  nuk ishte një luftë civile, por është kryer një gjenocid i planifikuar. Ju të gjithë e kuptoni vonesën pafalshme, arsyet për mos-përgjigje, si çdo herë kur bota ka dështuar për të ndërhyrë. Ju keni mbijetuar. Ju keni humbur familjet tuaja. Ju keni  humbur shtëpitë tuaja. Ata luftuan për të ruajtur dinjitetin e tyre. Kjo nuk ishte  një luftë civile. Ky ishte një  gjenocid, i planifikuar dhe ka ndodhur  para syve të  gjithë shteteve të Evropës, tha Biden në fjalimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …