Brickos

Joe Biden u prit në takim nga Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhmmed bin Salman

Joe Biden u prit në takim nga Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhmmed bin Salman

Kryetari amerikan, Joe Biden, po vazhdon vizitën e tij në Lindjen e Mesme, në kërkim të rritjes së furnizimeve me naftë në tregjet globale dhe të sigurisë në rajon. pas Izraelit dhe Palestinës, po viziton dhe Arabinë Saudite. Biden u prit nga Princi i Kurorës Saudite, Muhmmed bin Salman. Presidenti amerikan është kritikuar ashpër për këtë vizitë të tij, pasi gjatë fushatës ka premtuar ta dënojë Princin e Kurorës, të cilin e ka akuzuar për përfshirje në vrasjen e opinionistit, Xhamal Kashogi. Por, Biden është mbrojtur duke theksuar se nuk dëshiron që të prishë raportet me Mbretërinë Saudite. Në këtë vizitë, kreu i Shtëpisë së Bardhë po kërkon të përmbushë dy synime: të bindë sauditët të pompojnë më shumë naftë për të zbutur krizën e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe të bindë Riadin të normalizojë raportet me Izraelin, duke krijuar një koalicion kundër Iranit, bashkë me vende të tjera të rajonit. Mediet në botë raportojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për të ndërtuar NATO-n e Lindjes së Mesme, pra një aleancë ushtarake që t’i kundërvihet ndikimit të Teheranit dhe programit të tij bërthamor.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …