Jorn Rohde

Jörn Rohde: Kosova ka obligim ta hartojë draftin për Asociacionin, pasi një version i tij nuk është i mjaftueshëm

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova ka obligim ta hartojë draftin për Asociacionin dhe se një version i tij nuk është i mjaftueshëm. I pyetur se kush do të mundë ta hartonte draftin më të mirë, Rohde tha se është vetë Kosova ajo që mund ta bëjë këtë. “Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rohde, pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ndërsa, i pyetur për kompaninë “Visametric”, e cila i obligon qytetarët të paguajnë 30 euro për kthimin e pasaportës, Rohde nuk dha koment. Ai po ashtu nuk u përgjigj nëse duhet t’i merret licenca kësaj kompanie.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …