Në Viti po shënohet Dita Botërore e Hipertensionit

Organizuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), në bashkëpunim me Institutin Regjional të Shëndetit Publik nga Gjilani, në qytetin e Vitisë, është duke u shënuar Dita Botërore e Hipertensionit. Me këtë rast në qendër të qytetit u bë matja e tensionit për kalimtarët e rastit si dhe janë shpërndarë fletushka me këshilla për parandalimin e hipertensionit. Këtë aktivitet e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtën e shëndetit të qytetarëve vitias. Ndërkaq Dr.Vjollca Kadolli – Halili, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë, tha se ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë sëmundje dhe parandalimin e tyre. Ajo tha se edhe moshat e reja po kanë probleme me hipertension dhe se me këtë aktivitet kalimtarët e rastit mund të njoftohen se a kanë probleme me tension. Ajo tha se në QKMF-në e Vitisë, mund të trajtohen edhe pacientet të cilët kanë probleme me hipertension pasi që në këtë institucion shëndetësor punon edhe internisti. Ajo shtoj se viteve të fundit ka rritje të personave që kanë hipertension, duke dhënë edhe këshilla se si mund të parandalohet apo trajtohet kjo sëmundje kronike. Dr. Kadolli-Halili, ndër tjerash tha se është me rëndësi që qytetarët të kenë aktivitete fizike të konsumojnë ushqime të shëndetshme dhe të ruhen nga stresi sepse këta janë edhe faktor që shkaktojnë këtë sëmundje.

May be an image of 3 people, people studying, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …