Ka filluar shpërndarja e bursave komunale për studentë ferizajas

Ditëve të fundit, ka filluar procesi i pagesave për përfituesit e bursave komunale për studentë, sipas vendimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili për të tretin vit me radhë, ka vendosur që të gjithë aplikantëve për bursë komunale, t’i ndajë bursën komunale. Tashmë nga 751 përfituesit e sivjetmë të bursës komunale, 300 prej tyre kanë në llogaritë e tyre bankare, bursën komunale, gjersa pjesa tjetër e mbetur do të përfundohet brenda pak javësh. Mbështetja me bursë komunale për të gjithë aplikantët për disa vite me radhë, flet për qasjen që ka qeverisja Aliu në mbështetje të studentëve, duke ia lehtësuar edhe prindërve të tyre, shpenzimet për studime të fëmijëve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …