Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

Joschka Fischer: UÇK-ja në pjesë kritike të luftës u portretizua si një instrument i politikës amerikane

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Joschka Fischer, në librin e tij “Vitet kuq e gjelbër” një pjesë të mirë të librin ia kushton edhe Kosovës. Fischer u bë ndër protagonistët kryesor të intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë. Në librin e tij, Fischer tregon për delegacionin e Kosovës në Rambuje më 1999. “Hashim Thaçi ishte përfaqësues politik i UÇK-së dhe kryesisht i varur nga përkrahja e komandantëve të të UÇK-së. Dhe pa përkrahjen e UÇK-së, asgjë nuk ecte në Rambuje”, shkruan ai në librin e tij. Fischer thekson se Thaçi kishte rezistuar deri në sekondat e fundit për të pasur garanci që pas një viti në Kosovë të organizohet një referendum i njohur ndërkombëtarësh për të drejtë qytetarëve të Kosovës për tu bërë të pavarur dhe sovran. Ai në këtë libër shkruan se të gjithë e kishin përshtypjen që UCK-ja ishte një instrument amerikan. Fischer përshkruan lidhjen e veçantë që ish-sekretarja e shtetit, Albright kishte me kreun e delegacionin, Hashim Thaçin. Në këtë libër janë shkruar edhe shumë detaje të asaj kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …