Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në lagjet e shqiptarëve në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Mbi 10 ndërtesa kolektive janë ndërtuar në Veriun e Mitrovicës për qytetarët serbë vetëm gjatë kohës së pandemisë. Shumica prej banorëve në këto ndërtesa që janë ndërtuar në lagjet e shqiptarëve, e së fundmi në Lagjen e Boshnjakëve, kanë ardhur nga Serbia me leje të qeverisë serbe. E në anën tjetër shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen, duke mos i lejuar rindërtimin dhe ndërtimin e shtëpive të veta, nga strukturat paralele serbe. Deputetja e Kuvendit të Kosovës që vjen nga Mitrovica, Valdete Idrizi, thotë se Qeveria e Serbisë përmes ndërtimit të banesave kolektive në lagjet ku jetojnë shqiptarët po bën kolonizim dhe spastrim etnik të shqiptarëve. Kryetari i Këshillit të shqiptarëve në veri, Nazmi Ismajli, është një prej banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, që vazhdon t’i pamundësohet ndërtimi i shtëpisë në tokën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …