Josep Borrell

Josep Borrell i ka përmendur sërish sanksionet kundër Kosovës, në rast se nuk ka përparim në shtendosjen e situatës në veri të vendit

Shefi i BE-së, Josep Borrell i ka përmendur sërish sanksionet kundër Kosovës, të cilat tha se mund të merren në rast se nuk ka përparim në shtendosjen  e situatës në veri të vendit. Pas një diskutimi me ministrat e jashtëm të BE-së, Borrell  se ato kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri, me pjesëmarrjen e serbëve. Masat do të godasin aspektet politike dhe ekonomike të marrëdhënieve tona, Në një konferencë për media pas takimit me ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, Borrell ka thënë se nga takimet e fundit që kanë pasur me zyrtarët nga Kosova dhe Serbia nuk ka pasur rezultate të menjëhershme. Shtetet anëtare për këtë çështje janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të mbështesin punën tonë.  Hapi i menjëhershëm është të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Jemi pajtuar se zgjedhje duhet të ketë. Nuk mund të kemi kryetarë komunash në zyre të mbrojtur përgjithmonë nga forcat e NATO-s. Kryetarë me një apo dy për qind të votave. Kjo nuk është një zgjedhje e qëndrueshme. Atëherë duhet të zëvendësohen nëpërmjet një zgjidhjeje të qëndrueshme a ajo është organizimi i zgjedhjeve të reja. Kjo është ajo që të dyja palët duhet të bëjnë, pa zgjedhje me pjesëmarrjen e serbëve, përndryshe do të kemi situatë të njëjtë sikurse që kemi sot. Pra duhet të jemi praktikë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …