Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një takim, në Bruksel

Shefi  i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të jashtme, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një takim mes tyre në Bruksel,  ka bërë me dije zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media. Ai ka thënë se data e takimit ende nuk dihet. Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, por tani për tani nuk e kemi datën e saktë të takimit. Zëdhënësi, Peter Stano,  është pyetur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të bombave, por ai nuk është përgjigjur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda i përgjigjet Konjufcës: Kushtetuesja e ka përcaktuar qartë afatin 30-ditor

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka kundërshtuar deklaratën e Glauk Konjufcës se vazhdimi …