Josep Borrell: Situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe urgjentisht duhet të tejkalohet përshkallëzimi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe se urgjentisht duhet të tejkalohet përshkallëzimi. Këto paralajmërime e kritika, z.  Borrell,  i bëri në një postim të tij,  pas një takimi që kishte me kryeministrin, Albin Kurti, në Bratislavë, ku ishte  së bashku me emisarin për dialogun, Mirosllav Lajçak. Takova kryeministrin, Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar për tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për shtendosje urgjente dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, shkroi Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB: Rënia e votuesve është alarm për politikën, qytetarët po kërkojnë punë e jo premtime

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke vlerësuar se rënia e …