Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar një takim mes kryetares së Kosovës dhe kryetarit të Serbisë, nesër, në Moldavi

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, sot në Bratisllavë të Sllovakisë ka fajësuar autoritetet qeveritare të Kosovës  për ngjarjet në pjesën veriore të saj Në këtë Forum ndodhet edhe Kryeministri Albin Kurti. Pikërisht aty, Emanuel Macron ka paralajmëruar një takim mes kryetarëve  të Kosovës e Serbisë që do të mbahet nesër  në Moldavi. Kryetari, Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë,  Vjosa Osmanin dhe Aleksandar Vuçiqin. Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të  Moldavisë ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian. Emanuel Macron sot në Bratislavë, ku mori pjesë edhe Kryeministri Kurti – duke folur rreth zhvillimeve në veriun e vendit e ka fajësuar Kosovën. Ai e tha shumë qartë, se është përgjegjësia e autoriteteve të Kosovës për situatën e tanishme dhe dështimin e respektimit të një marrëveshjeje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe është arritur pak javë më parë, ka thënë, Emanuel Macron. Ndërkohë është bërë e ditur se kryeministri Kurti, në Bratisllavë ka konfirmuar gatishmërinë për t’u takuar me kryetarin e Serbisë, Vuçiq, por ai e  ka anuluar udhëtimin.

Kontrolloni gjithashtu

PDK

PDK-ja ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të finalizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur

Partia Demokratike e Kosovës në Ditën e Evropës ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në …