Arben Gashi

LDK: Sanksionet e Amerikës karshi Kosovës, pas situatës së tensionuar në veri të vendit, janë jashtëzakonisht të rrezikshme

Lidhja Demokratike e Kosovës i vlerëson si jashtëzakonisht të rrezikshme sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës pas situatës së tensionuar në veri të vendit.  Sipas kësaj partie, Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të vijë në një moment të përballet me sanksione nga ShBA-ja. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se situata në veri të vendit është delikate. Ai kërkoi sjellje të vetëdijshme politike karshi situatës së krijuar në komunat veriore, Gashi theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po sillet në mënyrë tekanjoze dhe të paarsyeshme. Situata nëpër të cilën po kalon vendi është jashtëzakonisht delikate, prandaj ne nuk mund të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë. Ajo çka po shohim këto ditë në pjesën veriore të vendit është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe kërkon sjellje të vetëdijshme politike dhe po ashtu veprime, të cilat janë në interes të vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …