Alon Ben Meir: Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet kurrë

Alon Ben-Meir: Albin Kurti nuk duhej ta kishte dërguar Policinë e Kosovës në veri, për t’i ruajtur objektet e komunave me shumicë serbe

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, e ka quajtur fatkeq vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ta dërguar Policinë e Kosovës në veri, me qëllim për t’i ruajtur objektet e komunave me shumicë serbe. Ai tha se vendimi i kryeministrit Kurti për të dërguar policinë për të shuar demonstratat e serbëve etnikë në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – në rastin më të mirë ishte i pamenduar për disa arsye. Së pari, edhe pse komunat janë pjesë e Kosovës dhe kryetarët e komunave kanë të drejtë teknike të hyjnë në ndërtesat komunale, ta bësh këtë në këtë moment kur tensionet me veriun janë kaq të larta është një hap provokues që nuk ishte as i nevojshëm dhe as i mençur”, ka thënë ai. Sipas tij, dërgimi i policëve në veri ishte masë e pajustifikuar, derisa Kurti është dashur ta dijë se vetëm prania e policisë do të nxiste rezistencë nga serbët. Së dyti, dërgimi i forcës policore për të shuar demonstratat ishte një masë krejtësisht e pajustifikuar, duke ditur se vetëm prania e policisë së Kosovës mund të nxiste rezistencë të dhunshme dhe Kurti duhet ta dinte se serbët etnikë në veri nuk do të frikësoheshin, veçanërisht duke pasur parasysh dominimin e tyre, në atë zonë. Profesori Alon Ben Meir ka thënë se edhe pse zgjedhjet ishin të lira, fakti që 95 për qind e serbëve i kanë bojkotuar ato, nuk janë legjitime.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …