Jugo-gazetarët kërkojnë nga Presidenca llogari se kush e ka financuar në anglisht librin ku madhërohet Hashim Thaçi

Jugo-gazetarët kërkojnë nga Presidenca llogari se kush e ka financuar në anglisht librin ku madhërohet Hashim Thaçi

Sogjetuesit dhe vëzhguesit e çdo artikulli apo libri të botuar me temë nga lufta dhe UÇK-ja, kompania Koha dhe jugo-gazetarët kanë  pyetur dje në Presidencë se kush e ka financuar librin,  “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, libër tash për tash  është i botuar vetëm në gjuhën angleze dhe deri më tani është shitur vetëm online. Në Presidencë e kanë mohuar ta kenë sponsorizuar në çfarëdo mënyre një libër edhe pse ai e ngrit në qiell figurën e Hashim Thaçit. Në të i atribuohet merita presidentit të tashëm për bindjen e faktorit ndërkombëtar që të intervenojë ushtarakisht në Kosovë. Libri është shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike. Suzy Jagger është zëvendës-redaktor në të njëjtën gazetë. Ky libër zhvlerëson pamfletet  e botuara të Veton Surroit, i cili librat kundër UÇK-së dhe Hashim Thaçi i përuron në Beograd, natyrisht edhe në gjuhën serbe,  ku ka qenë dhe vazhdon të jetë i mirëpritur si kurdoherë, para gjatë dhe pas luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …