Hashim Thaçi: Është krejtësisht demokratike kërkesa e deputetëve për ta ndryshuar vendimin për Gjykatën Speciale

Kryetari Thaçi në një libër botuar në anglisht është portretizuar si lider i aftë i shtetit nga lordi, George Robertson

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është portretizuar si lider i aftë një shteti të vogël nga lordi George Robertson, sekretar i Mbrojtjes i Britanisë në vitet ‎1997-1999 dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve ‎1999-2003. Në librin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” të dy redaktorëve të famshëm të gazetës “Times”, i cili përmban edhe opinione të figurave të rëndësishme botërore, ish-sekretari i NATO-s ka thënë se Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës. Ish-sekretari i NATO-s ka thënë se rrugëtimi i Thaçit ka qenë i mbushur përplot me histori, jo vetëm të së kaluarës së jashtëzakonshme, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse. “Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës, e cila edhe do ta dominonte vitin e fundit të shekullit njëzet. Me kalimin nga studenti i zjarrtë disident në komandant të UÇK-së dhe më pas edhe në kryeministër e president të shtetit të tij, rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur përplot me ngjarje dhe herë pas here kundërthënës, thotë ndër të tjera Robertson në këtë libër. Redaktorët e gazetës “Times”, Roger Boys dhe Suzy Jagger, janë autorët e biografisë për Thaçin, e cila do t’i ketë mbi 300 faqe.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …