Juniku organizon akademi përkujtimore për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, Komuna organizon Akademi Përkujtimore, në kujtim dhe nderim të të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Junikut dhe Epopesë së Lavdishme të UÇK-së “Beteja e Zharres”.

Në këtë Akademi Përkujtimore ndahet çmimi “Nderi i Junikut”, për të gjithë të rënët junikas, duke përfshirë: heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Kombit, nga viti 1990 e deri në lirinë e plotë të Kosovës.

Akademia mbahet ditën e premte, datë 28 Korrik 2017, me fillim në ora 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Junik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeqyteti miraton lokacionet për projektet strategjike të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kuvendi komunal i Prishtinës ka votuar lokacionet për projektet strategjike që do të realizohen në …