KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetin për vitet 2027–2029

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bekim Azizi e ku morri pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Në fillim të mbledhjes, kryesuesi Bekim Azizi ka propozuar që në rendin e ditës të përfshiheshin edhe dy pika shtesë. Ato kanë qenë propozim vendimi për miratimin e raportit të Komisionit për dëmet e shkaktuara në Komunën e Vitisë nga fatkeqësia natyrore, si dhe raporti i Drejtorisë së Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2025/2026 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Sipas statistikave të paraqitura në raportin e Komisionit për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, dëmet e evidentuara në Komunën e Vitisë vetëm në sektorin e bujqësisë kanë arritur në mbi 1 milion e 200 mijë euro.

Ndër pikat kryesore të mbledhjes ka qenë edhe shqyrtimi i projektbuxhetit për vitet 2027–2029. Prezantimin e listës së projekteve investive për këtë periudhë e ka bërë drejtoresha e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Milihate Ajeti.

Sipas prezantimit të saj, vlera totale e projekteve investive të planifikuara për vitet 2027–2029 arrin në 3 milionë e 142 mijë e 875 euro.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa për shqyrtim dhe rekomandim të propozim vendimit për vënien në shqyrtim publik të projektit për Hartat Zonale komunale të Vitisë 2026-2034, që e paraqiti Drejtoresha për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Zyrafete Rama.

Të gjitha këto pika, si edhe ajo për shfuqizimin e Vendimit Nr.01-110/05-490, të datës 04.05.2026 për kthimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale, u miratuan nga anëtarët e KPF-së dhe do të procedohen për seancën e radhës së Kuvendit Komunal që do të mbahet javën e ardhshme.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa kanë shqyrtuar edhe çështje të tjera të parapara në rendin e ditës, duke zhvilluar diskutime dhe dhënë rekomandimet përkatëse për pikat e trajtuara.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Me kërkesë të Ministrisë së Sportit, Përparim Ramës nuk i lejohet të marrë fjalën në forumin “Rruga 2030: Kosova në Skenën Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka kërkuar përjashtimin e …