Jusuf Zenunaj: Unë në Jug e ti në Veri


 Në të gjitha anët e atdheut tonë


dita krejt nuk ka zbardhur


jo, jo, nuk ka zbardhur !


Fyellashti dridhet në nëpër kohë,


në degët e lisit të moçem pranë kullës


e një zë më thërret prej jugut


Boletin ku je,


ku je !?


Malli për ty më ka marrë


ta shoh mbi vetull


qeleshen e bardhë


e koburen n’ brez


moti o Isë,


o vëlla të pres,


Unë roje në jug,


ti në veri,


në mëmëdheun tonë-


Shqipëri.


 


J. Z. ,qershor 2015


 


 


Erdhen na ndihmuan,


vendin e çliruam,


erdhen na ndihmuan


vendin na e coptuan.


me fjalë ” t’ ëmbëla e t’ buta “


do të ndërrohet kushtetuta


atdheu im i dashur


ç’u bëre mish-mash,


siç donim të të shihnim


ende nuk të pashë,


tanët të grryejnjnë


bashkë me të’huajt horra


se s’u dogji dora…


 


 


J.Z. , 13 qershor 2015


 


 


Jusuf Zenunaj: Të ishte gjallë Adem Jashari


 


Unë Hanko Halla me moshë t’thyer, 
ëndêrroja në ditët me diell, 
pas çlirmit të atdheut, 
Gjyqi i Hagës djemtë m’i rrëmbeu.


 


Ata që luftuan me nder 
në biruc i fusin si kriminelë.


Sa vjen e shtohet moti, 
me vrap Donkishoti, 
Sa kapin një ushtar , sa tjetrin 
dje kishim Unmikun sot Eulexin.


 


Në pikë të natës e në mes të ditês, 
qejfin ia bëjnë Serbi shtrigës.


E mjera Hanko Halla , haj me dert! 
si qengjat na i theren fëmijët n’djep, 
prej toke në qiell ndihej kukama, 
kur na i dhunonin vajzat e gratë shtatzana, 
Edhe pleqtë n’frymën e fundit të ditëve t’veta, 
i peshuan n’hanxhare e në bajoneta.


T’ishte Adem Jashari gjallë 
veç prej burgu 
Diellin e kish pare.


 


 MOS PREK BIRO MOS..


 


Të pasur qenë jo krejt një grusht,


sot është një lumë


nesër një det.


 


Dje me kasole


sot me villa ,


lum halla që priti


kaq ditë të mira !


 


Me shumë vetura e shpia,


të qenunit me fat,


ua ” fali ” partia .


si nga “e majta “ashtu


edhe ” e djathta “.


 


Si n’ qeveri ashtu jashtë saj,


për kokë të hallës


nuk mund t’i ndaj.


 


Mos prek biro mos prek


po i hodhe në gjyq


burgu të pret…


 


Jusuf Zenunaj, 7 qershor 2015

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …