Komunikatë nga shoqata “Yjet që nuk vdesin & OJQ “Youth Forum Perspektiva”

Komunikatë nga shoqata “Yjet që nuk vdesin & OJQ “Youth Forum Perspektiva”

E nderuara ushtruese  e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani,

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti,

Sot(20 Nëntor 2020), është DITA BOTËRORE E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, andaj po ua rikujtojmë papërgjegjësinë instutucionale rreth mos-ngritjes së OBELISKUT, përballë Aeroportit Ndërkombëtar ADEM JASHARI, të vrasjes së 1432 fëmijëve të Republikës së Kosovës, nga ana e barbarisë dhe mizorisë serbe, në periudhën e viteve 1981 – 1999.

Sipas Jush, çka do të duhej t’i ndodhte Kosovës diçka më tragjike, e ju t’i fusni veshët në lesh e të heshtni me dekada, sikur nuk ka ndodhë asgjë në këtë vend, i cili është la edhe me gjakun e fëmijëve tanë, e ata ta kenë të ngritur së paku një OBELISK, ku do të mund ta vizitonim ne dhe gjithë Bota përparimtare, së paku njëherë në vit, e t’i kishim sot emrat e tyre të skalitur me shkronja ari, që të hedhnim lule të freskëta, së paku çdo 20 Nëntor, e t’i tregojmë Botës se, këtë liri nuk e kemi ‘dhuratë’ që na ka pikur nga Qielli?!

Po të ngjallej për një moment i Madhi Faik Konica, sërish do të thoshte: “Ruaje Zot Shqipërinë prej shqiptarëve”.

Ndërkaq i Madhi Gjergj Fishta, sërish do të thoshte: “Le ta dijë gjithë Bota mbarë se Gjergj Fishta nuk është më shqiptar”.

Datë: 20 Nëntor 2020                                                                                         Me përgjegjësi

                                                                                                                           Prof.dr.Nusret PLLANA

                                                                                                                           Prof.dr.Rrezeart  GALICA

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …